Partia Demokratike ka hedhur edhe njëherë akuza ndaj kryeministrit Edi Rama.
Drejtori i fushatës në selinë blu, Alfred Rushaj akuzon kryeministrin se promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin.
“Rama frymëzoi, promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin. Të përzgjedhurit e tij politik, që prej nisjes dhe deri në zgjedhjet e fundit monopartiake kanë qënë në shumicë persona me precedent penal, të larguar me turp nga ligji i dekriminalizimit dhe denoncimet e opozitës dhe medias. Rama dhe krimi janë binomi i pandarë që kanë lëshuar te tentakulat në politikën shqiptare të viteve të fundit”, shprehet ai.
Ky reagim i drejtorit të fushatës në PD, vjen pak orë pasi ambasadorja amerikane Yuri Kim u dërgoi një letër krerëve të partive, Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit.
Kryediplomatja u kërkoi atyre të ishin të kujdesshëm me zgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme, për të mos futur në lista persona të inkriminuar, duke i cilësuar ata si përgjegjësit e vetëm në këtë proces.
Rama frymëzoi, promovoi dhe kandidoi për deputetë dhe kryetarë bashkie njerëz të lidhur me krimin. Të përzgjedhurit e tij politik, që prej nisjes dhe deri në zgjedhjet e fundit monopartiake kanë qënë në shumicë persona me precedent penal, pic.twitter.com/5WHRVFsWj5
— Alfred Rushaj (@AlfredRushaj) September 1, 2020