Drejtori i CIA-s: Nëse cënohet, Putin mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe i pamatur

schedule15:13 - 4 Tetor, 2022

schedule 15:13 - 4 Tetor, 2022

Presidenti rus Putin mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe i pamatur, nëse gjendet në një situatë të vështirë, tha në një deklaratë drejtori i CIA-s, shkruan CNN.

“Putini duhet të jetë i shqetësuar, jo vetëm për atë që po ndodh në fushën e betejës në Ukrainë, por për atë që po ndodh në shtëpi dhe çfarë po ndodh ndërkombëtarisht”, tha Burns për CBS.

Ai vuri në dukje se pavarësisht një premtimi nga Kina në shkurt për një “miqësi pa kufij”, Pekini ka refuzuar të ofrojë mbështetje ushtarake që Putini ka kërkuar.

Sfidat në rritje të Rusisë e kanë lënë Putinin me më pak opsione, duke e bërë atë potencialisht më të rrezikshëm, shtoi Burns.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!