Drejtorët e bashkisë, në qeli/ Apeli nuk ndryshon masën e sigurisë për tre drejtorët

schedule15:01 - 3 Maj, 2024

schedule 15:01 - 3 Maj, 2024

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë të pa ndryshuar masën për ish-zyrtarët e bashkisë së Tiranës, të arrestuar për dosjen e njohur si 5D.

Në burg do të qëndrojnë Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tusha, të arrestuar për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion të zyrtarëve të lartë e shpërdorim detyre.

Margilen Qato, Redi Molla e Taulant Tushe do të qëndrojnë në masën e arrestit në burg, ndërsa 6 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Nga hetimet, ka rezultuar se ata janë ortakët e vërtetë dhe pronarët të shoqërisë “5D Konstruksion”, duke përfituar tendera në mënyrë të pa ligjshme./abcnews.al