Drejtor i ISHP në Maqedoninë e Veriut: Jo të gjithë viktimat janë nga Covid 19

schedule10:08 - 9 Qershor, 2020

schedule 10:08 - 9 Qershor, 2020

Maqedonia e Veriut ditët e fundit ka shënuar ditë pas dite një numër të lartë të shfaqjes së rastev të reja.

Drejtor i ISHP ne Maqedoninë e Veriut, Shaban Memeti në një intervistë te “Abc-ja e Mëngjesit”, është shprehur se jo të gjithë viktimat e fundit të regjistruara në raportin e humbjeve të jetës nga koronavirusi kanë vdekur nga ky i fundit.

Sipas tij ato pjesë të kësaj liste kanë bërë dhe personat e tjerë që kanë humbur jetën nga sëmundje të tjera, por që tashmë do të bëjnë një ndarje të këtyre shifrave.

Jo të gjithë pacientët që kanë humbur jetën në fillim kanë shkuar në spital për Covid 19, shumë nga pacientët kanë vdekur dhe nga sëmundje të tjera nga mushkrit nga sëmundjet kardio vaskulare, fillimisht kemi bërë testimin e të gjithë kufomave dhe për këtë fakt kemi dhe një numër të lartë të vdekjeve që ne i kemi regjistruar viktima nga koronavirusi”, është shprehur Memeti.

Ndër të tjera ai ka theksuar se një pjesë e madhe e pacientëve me Covid janë të sëmurë pa simptoma. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!