Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drejtonte rrjetin e trafikut të kokainës në Itali/ Adi Çobo u arrestua pasi doli nga banesa, mbahej nën vëzhgim

schedule10:01 - 2 Korrik, 2026

schedule 10:01 - 2 Korrik, 2026

Burime për ABC News bëjnë me dije se Adi Çobo u arrestua në rrugë, menjëherë pasi doli nga banesa e tij në qytetin e Durrësit.

Ai ka qenë i monitoruar nga disa agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pas arrestimit, ai është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policise Durrës për mbajtjen e tij në paraburgim.

Sipas informacioneve, që prej momentit kur është shpallur në kërkim në maj 2025, Çobo nuk ka dalë në asnjë moment jashtë territorit të vendit, por ka qenë gjatë gjithë kësaj periudhë në Shqipëri.



Disa herë i është kërkuar policisë arrestimi i tij, por nuk është kryer

BKH ka patur informacion gjithë kohën që ai lëvizte në Durrës. Mbahej në monitorim për 72 orë pa ndaluar deri në momentin e arrestimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!