Eros Grezda u ndal muajin e shkuar teksa voziste makinën e tij tip Audi RS3, pa pasur siguracion dhe patentë. Anësori i Rangers është paraqitur në Glasgoë Sheriff Court dhe pretendimet e tij janë që nuk ka qenë në dijeni që nuk kishte siguracion, pasi mendonte se e kishte paguar atë dhe ishte gjithçka në rregull.
“Nuk e kam ditur që m’i kanë kthyer lekët mbrapsht në llogarinë time. Ata donin informacion mbi patentën, por nuk u përgjigja për shkak se nuk e pashë. Kurrë s’e kam parë apo kontrolluar e-mailin. Isha i sigurt që kisha siguracion.
Dua t’i kërkoj falje trupit gjykues për këtë incident. Nuk kam dashur ta ngas makinën pa siguracion dhe shpresoj që kjo të merret në konsideratë”, është shprehur sipas “Dailyrecord” Grezda, i cili ka pranuar fajin. Gjykata a vendosur ta gjobitë atë me shumën e 400 sterlinave, ndërkohë që i janë hequr edhe gjashtë pikë në patentë.
Grezdës në muajin mars i ishte pezulluar patenta për gjashtë muaj dhe duhet të kishte aplikuar për një të re kur i ka përfunduar dënimi. Ai nuk e kishte bërë diçka të tillë, ndërkohë që i mungonte edhe siguracioni. Tashmë ai duhet të shlyejë gjobën./abcnews.al