Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, 56-vjeçari arrestohet pas aksidentit

schedule11:33 - 26 Janar, 2021

schedule 11:33 - 26 Janar, 2021

Dy persona kanë rënë prangat e policisë për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ka rënë 56-vjeçari H.A, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe është përplasur me automjetin tip “Audi”, por që fatmirësisht ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Gjithashtu uniformat blu bënë arrestimin e shtetasit A.J., 26-vjeç banues në fshatin Gajrep pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Has-Tropojë/Informacion

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasin A. J., 26 vjeç, banues në fshatin Gajrep, Has, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës dhe është kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Has, duke lëvizur në qytetin e Krumës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin H. A., 56 vjeç, banues në fshatin Mejdan, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugën Bajram Curri – Qafë Morinë, duke drejtuar automjetin tip ’’Volksëagen’’, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip ’’Audi’’ me drejtues shtetasin S. H., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

/abcnews.al/