Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, arrestohen dy persona në Sarandë

schedule13:10 - 15 Shkurt, 2025

schedule 13:10 - 15 Shkurt, 2025

Policia e Qarkullimit Rrugor të Sarandës kanë vënë në pranga dy persona pasi janë konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Në pranga ka rënë një 40 vjeçar, pasi u konstatua në rrugën ‘Skënderbeu’ duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit. Ndërkohë në rrugën ‘Gjergj Arianiti’ u arrestua një 42 vjeçar për të njëjtën vepër penale.

“Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor Sarandë, në vijim të monitorimeve dhe kontrolleve të pandërprera, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, arrestuan në flagrancë shtetasit:



Xh. M., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet në rrugën “Skënderbeu”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

A.M., 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet në rrugën “Gjergj Arianiti”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.”, njofton policia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!