Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drejtonin mjetin në gjendje të dehur, vihen në pranga katër persona në Tiranë

schedule18:08 - 1 Mars, 2025

schedule 18:08 - 1 Mars, 2025

Policia  e Tiranës ka vënë në pranga katër persona pasi janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Në pranga të policisë ka rënë një 24 vjeçar, një 42 vjeçar pasi u konstatuan se drejtonin mjetin në gjendje të dehur. Ndërsa një 56 vjeçar dhe 25 vjeçar pasi kanë përplasur një mjet tjetër nën efektin e alkoolit.

” Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

-E. Sh., 24 vjeç dhe E. H., 42 vjeç, pasi u konstuan duke drejtuar automjetet përkatëse në gjendje të dehur;

-V. K., 56 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues M. G;

-I. M., 25 vjeçe, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me automjetin e Policisë Rrugore, i cili ishte i parkuar.” , njofton policia.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!