Drejtoi mjetin në gjendje të dehur dhe u përplas me shtyllën/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim deputetin e PD

schedule13:55 - 20 Mars, 2025

schedule 13:55 - 20 Mars, 2025

Prokuroria e e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim deputetin e Partisë Demokratike Qani Xhafa. Ai është hetuar në lidhje me aksidentin e ndodhur më 13 mars të vitit 2023 në bulevardin ‘Qemal Stafa’ në Elbasan.

Sipas SPAK, deputeti i PD duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota , në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor.

Ai akuzohet për veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Pasi Luçiano Boçi la mandatin për të garuar për kryetar Bashkie në zgjedhjet lokale, automatikisht Qani Xhafa u fut në parlament dhe ushtron funksionin e deputetit prej 19 majit 2023.

Njoftim i SPAK: 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.27 të vitit 2025, në ngarkim të të pandehurit Qani Xhafa, i akuzuar për kryerjen e figurës së veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se më 11 mars 2023, i pandehuri Qani Xhafa, aktualisht Deputet në Kuvendin e Shqipërisë, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip Toyota me targa AB 457 IJ, në Bulevardin “Qemal Stafa”, Elbasan ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor.

Nga aksidenti janë shkaktuar dëme të lehta materiale.

I pandehuri Qani Xhafa ushtron funksionin e Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë prej datës 19 Maj 2023.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!