Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi/ Policia Rrugore e Shkodrës bën bilancin javor

schedule14:28 - 24 Mars, 2024

schedule 14:28 - 24 Mars, 2024

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në  Shkodër kanë qenë të pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Efektivët kanë ushtruar kontrolle intensive në të gjithë qarkun duke përdorur paisjet teknologjike si radarë, dragera, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që paraqesin rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.

Në kuadër të Plan-Operacionit “ROADPOL”, për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin celular gjatë drejtimit të mjetit, janë vendosur 35 masa administrative.

Gjithashtu gjatë kësaj jave:

Arrestuar në flagrancë 1 shtetas “Për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” (Në gjendje të dehur) si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 shtetas të tjerë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” (Pa leje drejtimi).

Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, Policia Rrugore ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun, me qëllim konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.

 Për periudhën 17-23.03.2024, janë marrë në total 1081 konkretisht:

  • Mos përdorim rrip sigurimi 49
  • ⁠Qarkullim me shpejtësi 382
  • Përdorim pije alkolike 10
  • ⁠Përdorim telefoni 47
  • Parakalime të gabuara 121
  • Pozicion mjeti ne karexhatë 58
  • ⁠Pushim i gabuar mjeti 127
  • ⁠Mos respektim sinjalistike 75
  • ⁠Mos përdorim kaske mbrojtëse 40
  • ⁠Mosrespektim këmbësore 114
  • Mos përdorim jeleku fosforeshent 2
  • Qarkullim me të meta teknike 5
  • Pa siguacion mjeti 6
  • Ngarkesa gabarite 1
  • Xhama të errësuar 18
  • Manover e gabuar mjeti 4
  • ⁠Mosrespektim distance 3
  • ⁠Pa kontroll teknik 3
  • Humbje kontrolli mbi mjetin 1
  • ⁠Mospërdorim dritash 2
  • ⁠Mos respektim orar Ndalim qarkullimi 4
  • ⁠Qarkullim me targa të një mjeti tjeter 1
  • ⁠Mos paraqitje dokumente në afat 1
  • ⁠Mos dhënie përparësie 1
  • ⁠Ndryshim karakteristika konstruktive 2
  • Nuk ndalon 1
  • Mos rregullim shpejtësie 1

Ndalim administrativ mjeti 6

Masa debitore të arkëtuara 116

Aksidente me dëme materiale 6 me 14 mjete të dëmtuara.

Shoqërim Personalitete të Larta Shtetërore të huaja 4

Policia e Rrugore e DVP Shkodër apelon të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugorë, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112 dhe 129 çdo rast të shkeljes së tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!