Avokati Edmond Petraj komentoi për ‘Edicionin qendror’ vrasjen e gjykatësit Astrit Kalaja në mes të kryeqytetit nga tre plumba me armë zjarri. Petraj tha se ky është një rast i paprecedentë që mund të ishte parandaluar. Më tej, avokati shtoi se institucioni që dha të drejtën e privatizimit për pronën, e cila ishte dhe epiqendra e konfliktit mes dy palëve, duhet të mbajë përgjegjësi.
“Është rast i paprecedentë, jo vetëm për ekzekutimin e gjyqtarit por kemi të bëjmë me një pasiguri ndaj atyre që qarkullojnë me armë. Është një pasiguri që mund të ishte parandaluar dhe mund të kemi një moment reflektimi të thelluar sa i takon institucioneve publike, rritjes së sigurisë me skaner.
Situata për të gjithë strukturën e institucioneve të drejtësisë duhet t’i shkohet deri në fund. Nëse personi e ka të marrë pronën me privatizim, institucioni duhet t’ia dorëzonte. Institucioni që i dha të drejtën e privatizimit këtij personi duhet të mbajë përgjegjësinë, që duhet t’ia dorëzojë pronën sipas ligjit. Kjo nuk e justifikon këtë palë që ngriti dorën ndaj gjyqtarit.
Insperktoriati i Lartë i Drejtësisë zgjidh ngërcet për ankimimet.” / abcnews.al/


