Analisti Skënder Minxhozi thotë se drejtësia po përplaset me qeverinë, lidhur me pezullimin e z.kryeministres, njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se kjo përplasje, është e paprecdentë dhe i pari në epokën e drejtësisë së re.
Sipas Minxhozit, kryeministri Edi Rama po kërkon të qeverisë siç është votuar.
“Nga simptomat e jashtme, mendoj që mund të gjykosh në të gjitha mënyrat e imagjinueshme mund të thuash se po u afrua një datë, trupi gjykues do votojë kështu apo ashtu. Do doja të shihja se si do sillet Gjykata Kushtetuese në përplasjen më të madhe institucionale, kur qeveria përplaset me një pushtet tjetër. Pra, nuk shoh se në caktimin e afateve, Gjykata Kushtetuese mund të tregojë diçka së jashtmi. Ajo ishte e pakuptueshme në rastin e Erion Veliajt. Unë mendoj që në këtë përplasje, e paprecedentë dhe e para në epokën e drejtësisë së re, kushtetuesja duhet ta mendojë më shumë se një herë vendimin. Po ju kujtoj, në Italinë fqinje kemi pasur kryeministra me çështje penale në ngarkim, mblidhin G7, ndërhynin edhe për kriza në Lindjen e Mesme. Drejtësia vazhdonte punën e vet. Një kandidat presidencial, sot president në mandat të dytë, në fushatë kishte 90 akuza nga organet e Amerikës, por fitoi zgjedhjet. Ne flasim se kur duhet marrë leja për ta prekur qeverinë.”, theksoi ai./abcnews.al

