Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gërdeci, 17 vite pa drejtësi/ SPAK vazhdon hetimet për korrupsion dhe pastrim parash

schedule11:30 - 15 Mars, 2025

schedule 11:30 - 15 Mars, 2025

Kur kanë kaluar 17 vite nga shpërthimit në Gërdec, ku humbjen jetën 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerve, familjarët e viktimave kërkojnë ende drejtësi për të afërmit e tyre.

E teksa hetimet për ngjarjen nisën menjehere pas shpërthimit dhe përfunduan në vitin 2009-të, në atë kohë për disa nga të pandehurit prokuroria ngriti edhe akuzën e vrasjes, por në fund gjykata i dënoi për shkelje të rregullave në punë, shkatërrim të pronës dhe shpërdorim të detyrës.

I vetmi zyrtar i lartë  është në duart e drejtësisë është  ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu. Në vitin 2021 SPAK u vu në lëvizje dhe mori Mediun të pandehur për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim dhe tashmë po vijon procesi në gjykatë. Nga ana tjetër Prokuroria e Posaçme veçoi dosjen dhe po heton në një fraksion tjetër për akuzën e “Korrupsionit ” dhe “Pastrimit të parave” në lidhje me kontratat e firmosura në vitin 2007 për shitjen e municioneve.

Hetimet për këtë dosje vijojnë në dy drejtime, së pari lidhur me procedurën e shitjes së municioneve nga ndërmarrja “Meico” ndaj shoqërive “Evdin” ltd me seli ne Qipro dhe “AEY me seli në SHBA.

Prokuroria ka dyshime se për lidhje e kontratës ka patur ndikimi nëpërmjet korrupsionit tek zyrtarët e lartë të kohës. Për këtë, janë duke u verifikuar transaksionet bankare te kryera nga disa zyrtarë dhe të afërmit e tyre, për të cilët ka pasur dyshime se mund të kenë ndikuar në lidhjen e kontratës.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!