Gjykata e Shkallës së parë në Herakleio në Greqi ka urdhëruar publikimin e fotove dhe identiteteve të pjesëtarëve të një rrejti të madh kriminal fajdexhinjsh në Greqi.
Pjesë e grupit janë edhe dy shqiptarë, Arbër Prenga 32 vjeç dhe Arjan Xhangolli 30 vjeç.
Rrjeti i fajdexhinjve është shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje të qytetarëve, raporton abcnews.al.
Si rrjedhojë autoritetet greke u bëjnë thirrje qytetarëve të kontaktojnë me policinë për çfarë do lloj informacioni që mund të çojë në arrestimin e kriminelëve, si edhe për të mos rënë pre e mashtrimeve të tyre.
“Në këtë kuadër, qytetarët janë të lutur të kontaktojnë Departamentin e Krimit të Organizuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Qarkut Kretë, në numrat telefonik 2810-274124 dhe 2810-274150, për të dhënë çdo informacion përkatës. Vërehet se sigurohet anonimiteti dhe konfidencialiteti i komunikimit. Theksohet se kjo masë ka afat deri më datë 24.12.2022, sipas Urdhrit të Prokurorisë”, raporton protothema,gr.
Arbër Prenga, lindur më 1990-ën në Shqipëri
Arjan Xhangolli, lindur në 1992 në Shqipëri
Michail Karidhi, lindur në 1977 në Herakleio
Panajotis Vasiliou, lindur në 1998 në Herakleio
Jorgos Samiotakis, lindur në 1975 në Herakleio
/abcnews.al/