Drejtësia godet Metën dhe Berishën/ Meçe: Kishin krijuar strukturat e tyre, tani shikojmë që ‘shteti është mbi ta’

schedule20:57 - 23 Tetor, 2024

schedule 20:57 - 23 Tetor, 2024

TIRANË- Analisti Arben Meçe, në studion e “Real Story”, u shpreh se për herë të parë shqiptarët po shohin që shteti ka marrë në dorë detyrën kryesore, atë të zbatimit të ligjit në mënyrë të barabartë për të gjithë, duke nisur fillimisht me goditjen e grupeve kriminale dhe përfaqësuesi të politikës.

Ai theksoi se Ilir Meta dhe Sali Berisha kishin krijuar një strukturë të tyre, e cila funksiononte me mendësinë e dhunës, por tashmë drejtësia theksoi Meçe po vepron duke i goditur ato.

“Për herë të parë po shoh shtetin mbi këta. Deri dje, shteti ka qenë nën këta, sepse shtetin e kanë dominuar këto struktura. Jo pa qëllim them struktura e Ilir Metës dhe e Sali Berishës, sepse shikoj në mendësi se si funksionojnë, që thirrja e Sali Berishës është dhunë.. dhunë.. dhunë, është shprehje e inkoshiencës që ka brenda.  Tani, shteti fuqishëm ka dalë mbi ta.”, tha ai./ abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!