Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Drejtësia e re lojë, jo transparente me publikun”/ Minxhozi: Në Shqipëri, nuk ka de facto proces gjyqësor!

schedule20:41 - 9 Shkurt, 2026

schedule 20:41 - 9 Shkurt, 2026

“Në Shqipëri, nuk ka de facto proces gjyqësor. Unë jam i bindur që, nëse në një sallë gjyqi nuk është arbitër gjyqtari, por prokurori; dy palët e tjera marrin fund”, u shpreh analisti Skënder Minxhozi në emisionin “Real Story” në ABC News.

Gjithashtu, ai theksoi se ‘drejtësia e re nuk është treguar transparente me publikun’.

“Unë mendoj se këtu kemi përplasje të një dëshirë për mosveprim nga ana e qeverisë, në lidhje me një numër problemesh që kanë dalë natyrshëm nga reforma, dhe nga ana tjetër nga një dëshirë për protagonizëm e vetë organeve speciale të reformës. Deri në momentin kur është ndërmarrë pezullimi kanë pasur ndjenjë të lartë protagonizmi…Duke marrë në dorë sondazhet që thonë je më i miri, të duket vetja ndonjëherë më i mirë. Ndërhyrja do të mund të ishte në aspektin e masës së pezullimit, unë do thoja se është shumë pak sepse jemi në vitin e 10 pas votimit për reformën dhe vitin e 7 pas fillimit të punës, ato krijuan njëlloj spostimi, valë sizmike…Protagonizëm dhe politizim. Kjo ka ndodhur me hyrjen e gjithë korpusit të reformës në gjithë sistemin që quhet Shqipëri…Objektivisht dolën cënime standardesh të drejtash, shkelje këmbësh që me kalimin e kohës, nisi edhe një lojë e drejtësisë së re me opinionin publik. Personat që viheshin nën hetim lincoheshin nga këto studiot e debatit…Në anën tjetër u zbulua dhe kemi vënë re që procese të mbyllura që opinioni publik nuk kishte nga t’i merrte vesh, në momente të caktuara kishin qenë pazare të gjësë së gjallë. Kjo çështja e nënshtrimit de facto të procesit gjyqësor në disa nivele ndaj institucionit të akuzës speciale më duket defekti më i madh që ka sot reforma. Që do të thotë në Shqipëri, nuk ka de facto proces gjyqësor. Unë jam i bindur që nëse në një sallë gjyqi nuk është arbitër gjyqtari, por prokurori dy palët e tjera marrin fund”, tha ai.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!