Vendimi i administratës Tramp për t’i dhënë fund programit që mbron 800 mijë personat që kanë mbërritur në territorin amerikan si fëmijë të prindërve emigrantë të paligjshëm, ëhstë bllokuar përkohësisht nga drejtësia amerikane.
Drejtësia amerikane ka bllokuar përkohësisht vendimin e administratës Trump për ti dhënë fund programit që mbron, ëndërrimtarët, thënë ndryshe 800 mijë personat që kanë mbërritur që fëmijë në territorin amerkanë. Fëmijë të prindërve emigrantë të paligjshëm. Gjykatësi Uillian Alsao pranoi kërkesën për të ndaluar urdhërin e presidentit amerikan deri sa të zgjidhen të gjitha çështjet gjyqësore që lidhen me këtë program.
Presidenti amerikan pret që vendimi i tij të ekzkutohet deri në 5 mars, por vendimi më i fundit i gjykatës amerikane përfaqëson një goditje të fortë ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë për sa i përket emigracionit, duke lënë në fuqi normat e presidencës Obama.
Ndërkohë që në planin politik është zhvilluar takimi i parë mes demokratëve dhe republikanëve për këtë temë dhe sipas shtëpisë së bardhë, rezultati ishteshumë pozitiv. Përplasja mes tyre qëndorn tek synimi i Trump për t’i dhënë fund programit të Obamës për emigrantët dhe për të ndërtuar murin me Meksikën. dy pika këto të kundërshtuara shumë fort nga demokratët amerikanë./abcnews.al