Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Drejtësi për Liridonën”, marshim nga qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile në Tiranë

schedule10:09 - 3 Dhjetor, 2023

schedule 10:09 - 3 Dhjetor, 2023

Vrasja e Liridona Ademajt mblodhi në protestë qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile në Tiranë.

Përpara ambasadës së Kosovës në kryeqytet ata bënë thirrje për drejtësi për nënën e dy fëmijëve që u vra mbrëmjen e 29 nëntorit

“T’i jepet fund mitit se gruaja është pronë e burrit”.



“U bëj thirrje avokatëve dhe juristëve mos u joshni nga paratë e burrave milionerë që qëndrojnë në krah të politikës, biznesmenëve, e atyre që kanë në dorë sistemin e drejtësisë. Ata nuk e dinë se sa herë na vijnë te zyra juridike dhe kërcënohemi nga burrat që janë në zgjidhje martese, hiq dorë nga ky proces. Drejtësi për Liridonën”.

Protesta e aktivistëve u përshëndet edhe nga ambasadori i Kosovës në Tiranë, Skënder Dyrmishi, i cili iu bashkua aktivistëve, ndërsa kërkoi që drejtësia të bëjë punën e saj.

 “Drejtësia duhet të thotë fjalën e vet për një krim kaq monstruoz siç ndodhi me Liridonën”.

Në fund të protestës, aktivistët ndezën qirinj në nder të 30 vjeçares.

Vrasja e Liridona Ademajt ka shokuar mbarë opinionin publik shqiptar, teksa bashkëshorti i saj Naim Murseli ka pranuar se porositi vrasjen e bashkëshortes, ndërsa fillimisht tha se kishin rë pre e grabitësve./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!