“Drejtësi për Klodianin”, artisti shqiptar shtyn publikimin e projektit të ri

schedule09:55 - 11 Dhjetor, 2020

schedule 09:55 - 11 Dhjetor, 2020

Artisti i mirënjohur Skerdi ka vendosur të mos publikojë projektin më të ri të tij këtë javë, ashtu siç ishte parashikuar. Në një reagim në rrjete sociale, këngëtari shprehet se ka shtyrë publikimin e projektit në respekt të Klodian Rashës, 25-vjeçarit të vrarë tre ditë më parë nga një efektiv policie.

“Kënga “S’të fal” është gati dhe do të publikohej këtë të shtunë por për shkak të situatës së krijuar në Shqipëri pas vrasjes së Klodian Rashës, shtyhet për një datë tjetër. Drejtësi për Klodianin dhe ngushëllime familjes.”, ka shkruar këngëtari në Instastory.

LEXO EDHE: Stresi kërcënon nga arratia: 72 orë ultimatum, ose do djegim Tiranën

Kujtojmë që shumë personazhe publikë kanë dënuar ngjarjen e rëndë, si dhe protestën e dhunshme gjatë dy ditëve të fundit. Ndërkohë, reperi që mori pjesë në protestë u shpall në kërkim nga policia mbi të cilin rëndojnë akuzat për veprat penale për organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme apo prishje të qetësisë publike. /abcnews.al

LEXO EDHE: Vrasja e të riut, Jonida Maliqi për protestën e dhunshme: Kjo nuk është zgjidhje, por injorancë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!