“Drejtësi për Jonadën”, Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë, dalin pamjet

schedule13:12 - 10 Gusht, 2022

schedule 13:12 - 10 Gusht, 2022

Ditën e hënë, qytetarë të shumtë u mblodhën sërish para Ministrisë së Drejtësisë, për të protestuar pas ngjarjes së rëndë të javës së shkuar ku në plazhin e Potamit në Himarë u vra 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.

Me moton “Nuk e vrau varka, por shteti”, ata dolën para Ministrisë së Brendshme për të vijuar më pas drejt kryeministrisë dhe Presidencës.

Qytetarët i vendosën afat kryeministrit që të largonte nga detyra Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.

Mes tyre është parë edhe moderatorja shumë e dashur nga publiku, Bora Zemani, e cila e shoqëruar nga i biri ka protestuar mes qytetarëve të thjeshtë.Ajo është shfaqur e veshur sportive me atlete, xhinse dhe me një kapele të zezë. Kjo video është filmuar nga personat e pranishëm, por vetëm sot është bërë virale në rrjet.

Kujtojmë që më herët Bora nuk ka reaguar publikisht në lidhje me vrasjen e 7-vjeccares. Ashtu si shumë kolegë të saj bën përmes rrjeteve sociale. Mesa duket moderatorja ka zgjedhur të veprojë duke qenë prezente./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!