Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Drejtësi për ish luftëtarët e UÇK’/ Protesta e 17 tetorit, Arifi: Pjesëmarrja do të jetë masive

schedule17:22 - 14 Tetor, 2025

schedule 17:22 - 14 Tetor, 2025

Gazetari Valon Arifi komentoi për ‘Ballkan Update’ protestën masive që do të mbahet në datë 17 tetor në Tiranë. Arifi tha se nga Kosova do të nisen 60 autobusë dhe pjesëmarrja do të jetë masive. Më tej, ai tha se duhet drejtësi për ish luftëtarët e UÇK dhe se përkrahja duhet të jetë e nevojshme pasi argumentat dhe faktet vijnë nga shërbimi serb.

“Do të nisen 60 autobusë nga Kosova, ku folësit e protestët do të jenë ish presidenti Alfred Moisiu dhe një prej liderëve të UÇK Ali Ahmeti. Do të jetë protestë masive jo për të krijuar dyshime, por për të dhënë përkrahje për UÇK për të treguar që shqiptarët ngado që vijnë janë në krahë të tyre dhe kërkojnë gjykim të drejtë.

Kjo ka krijuar dyshime nga shqiptarët për shumë fakte që kanë dalë nga mediat ku duken se shumë prova vijnë nga shërbimet serbe duke mos e bërë të besueshëm procesin. Edhe pjesëmarrja dhe përkrahja do të jetë e nevojshme dhe është nga shumë fakte dhe argumente që vijnë nga shërbimi serb, hallka kryesore e krimit ndaj shqiptareve.” / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!