Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Drejtësi apo gijotinë?/ Gjikondi: Mazhoranca, fushatë rezistence ndaj gjyqësorit. Ish kryetari i Gjykatës së Lartë u përdor nga politika

schedule20:30 - 10 Mars, 2026

schedule 20:30 - 10 Mars, 2026

Juristja Brizida Gjikondi shprehu zhgënjimin e saj ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, duke theksuar se veprimet e tij duket se përdoren për përfitim politik dhe jo për interesin e shqiptarëve në paraburgim.

Gjikondi vuri në dukje se mazhoranca dhe kryeministri Rama kanë nisur një fushatë rezistence ndaj drejtësinë shqiptare dhe tha se numri më i lartë i të paraburgosurve është nga Prokuroria dhe jo nga SPAK.

“Jam shumë e zhgënjyer nga Sadushi, nuk prisja të përdorej politikisht. Nuk besoj se e bën për një mori të madhe shqiptarësh që janë në paraburgim, nuk besoj se iu dhimbsen shqiptarëve. E bën për Veliajn dhe personazhe të tjerë të spikatur. Mendova që do vendoste interesat e Shqipërisë përpara të tij.



Mazhoranca dhe Rama kanë nisur një fushatë rezistence ndaj drejtësisë shqiptare, edhe kjo që po bën Sadushi është kryekeput për përfitim politik. Prej 30 vitesh shqiptarët e thjeshtë janë të mbivendosur në paraburgim. Jam e zhgënjyer nga zoti Sadushi, ish-kryetari i Gjykatës së Lartë.

Në mes të lojës nuk mund të ndryshosh rregullat. Numrin më të madh të paraburgimeve nuk e ka vendosur SPAK, por e kanë vendosur prokuroritë e gjitha rretheve. Vendimi i Gjykatës së Lartë nuk është i drejtë. Asgjë nuk më ndalon të mendoj se është kryekeput politik.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!