Drejt vendimit/ Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tregon se kur do të zhvillohen Lojërat Olimpike

schedule10:53 - 24 Mars, 2020

schedule 10:53 - 24 Mars, 2020

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar  ka marrë vendimin sa i përket Lojërave Olimpike të Tokyos të programuar për t’u zhvilluar nga 24 korriku deri në 9 gusht të këtij viti, të cilat janë nën kërcënimin e koronavirusit.

Për momentin nuk mendohet  për anulimin e eventit, por vetëm për shtyrjen e tij. Hipotezat që janë ngritur në lidhje me shtyrjen e eventit sportiv janë tre: Lojërat  Olimpike do të shtyhen në  fund të muajit gusht, në tetor, ose do të shtyhen për në vitin 2021, madje ka zëra që flasin edhe për një shtyrje në vitin 2022.

Në rastin  e parë flitet për zhvillimin e Lojërave nga 25 gushti deri në 6 shtator, data që janë të destinuara për Lojërat Para-olimpike.  Ndërsa sa i përket rastit të dytë, ekziston një precedent me Lojërat Olimpike që zhvillohen në vjeshtë dhe bëhet fjalë për Lojërat e 1964 të zhvilluara pikërisht në Tokyo.

Skenari më i keq i mundshëm nga ana tjetër, në rast se nuk normalizohet situata është shtyrja e Lojërave Olimpike në vitin 2021, mbase dhe në vitin 2022./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!