Aktori Klod Hoxha ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për angazhimet e tij me projektet filmike. Hoxha u ndal dhe tek filmi i zhanrit horror “Castle Freak”, një prodhim amerikan, pjesë e të cilit ishin dhe katër aktorë shqiptarë. Më tej, aktori i mirënjohur tha se dhe 2021 do të jetë një vit shumë i ngjeshur pasi pritet të nisë punën dhe për dy projekte të reja.
“Është një produkt amerikan, një remake i filmit tjetër “Castle Freak” që ribëhet sërish por ngjarjet tani zhvillohen në Shqipëri. Bëhet fjalë për disa të rinj që vijnë në Shqipëri, ngjarjet zhvillohen në Gjirokastër. Aktorja kryesore Rebeka vjen për të kërkuar të ëmën e saj dhe thuhet se ka vajtur në kështjellë ku ka patur dhe të afërmit e saj. Aty zhvillohen të gjitha ngjarjet. Unë kisha rolin e shpërndarësit të drogës.”, u shpreh aktori. /abcnews.al

