FOTO/ Drejt Shqipërisë, kështu duken 5 skafet e policisë kufitare të ndërtuara në Izmir

schedule13:47 - 11 Prill, 2022

schedule 13:47 - 11 Prill, 2022

Kompania turke “Gözüyılmaz Mühendislik”  ka përfunduar ndërtimin e pesë skafeve patrullues për policinë kufitare, të cilët janë nisur për në vendin tonë.

Mediat turke raportojnë se pesë skafet, njëri 15 metra i gjatë dhe katë të tjerë nga 11 metra janë “hedhur në det” në ujërat e Izmirit gjatë ditëve të fundit dhe janë nisur në drejtim të Shjqipërisë gjatë ditës së djeshme.

Skafi më i gjatë, ai 15 metra është i përbërë nga material alumini, kurse katër të tjerë, nga 11 metra, kanë përbërje prej fibre xhami, raporton abcnews.al.

Tenderi për ndërtimin e këtyre skafeve u zhvillua më shumë se një vit më parë, në të cilën morën pjesë edhe kompani të tjera nga Holanda dhe gjetkë, por turqit përmbushën kushtet duke bërë që të shpalleshin fitues.

Mediat turke raportojnë se kushti kryesor i shqiptarëve ishte që skafet të ishin të njëjta me ato që përdor policia kufitare turke në Marmara dhe Egje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!