Drejt arritjes së akordit, Telushi shok skuadre me një ish-milanist

schedule20:37 - 5 Mars, 2021

schedule 20:37 - 5 Mars, 2021

Keisuke Honda, ish-milanist dhe pjesë e arenës së madhe të futbollit europian, pritet të bëhet shok skuadre me Bruno Telushin, madje mund t’i shohim edhe si partnerë në mesfushë.

Nga Italia raportojnë se japonezi është në negociata me Neftchi Baku dhe marrëveshja është drejt arritjes. Azerët kanë përgatitur kontratë deri në fund të sezonit për Hondan.

34-vjeçari e mbylli me Botafogo në Brazil në janar dhe tani është në kërkim të një aventure të re. Në të shkuarën ish-milanisti ka luajtur edhe me CSKA Moscoë apo Venlo e Vittese në Holandë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!