Spektakël në Kategorinë e Parë! Burreli ruan vendin e parë, pasi Dinamo ka humbur në transfertë me Besëlidhjen me shifrat 4-3. Blutë e kryeqytetit hodhën poshtë gjithçka bënë në fushë, pasi ishin në epërsi të dyfishtë.
Diogo Maranhao realizoi i pari për Dinamon, por në fund të pjesës së parë kapiteni i lezhjanëve, Klejdi Dibra, vendosi baraspeshën. Në të dytën Boçi dhe Djidjiwa i çuan shifrat në 1-3 dhe u mendua se gjithçka ishte mbyllur.
Lezhjanët ngushtuan rezultatin me Hoxhën, i cili shënoi me penallti, kurse më pas Përgjoni barazoi. Në minutat shtesë Danaj shënoi golin që i dha tre pikët Besëlidhjes, skuadër që kërkon të mos rrezikojë rënien në Kategorinë e Dytë.
Vora vazhdon të marrë rezultate pozitive, teksa këtë herë ka mposhtur Veleçikun me gol të shënuar nga Delilallisi. Në grupin B kishte mbetur vetëm një takim, Elbasani-Turbina, që përfundoi 0-0 dhe verdheblutë morën pikë e parë në kampion. /abcnews.al
KATEGORIA E PARE – JAVA 16
E diel, më 21 mars, ora 13:30
GRUPI A
Besëlidhja-Dinamo 4-3
Shënues: Dibra 44’, Hoxha (pen.) 74’, Përgjoni 78’, Danaj 93’ / Diogo Maranhao 8’, Boçi 63’, Djidjiwa 71’
Vora-Veleçiku 1-0
Shënues: Deliallisi 69’
GRUPI B
Elbasani-Turbina 0-0