Drama e familjes mbretërore/ Gazetarja: Mund të mos ketë qenë konflikti i parë, dyshoj se videoja ka dalë nga…

schedule22:56 - 7 Mars, 2024

schedule 22:56 - 7 Mars, 2024

Gazetarja Anduena Llabani, duke komentuar skandalin që ka përfshirë familjen mbretërore, theksoi se princi Leka dhe Elia Zaharia mund të jenë përfshirë edhe në konflikte të tjera. Në  emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit, ajo tha se kjo mund të vërtetohet edhe nga fakti që ka regjistruar si provë.

“Mendoj, të paktën nga eksperienca dhe nga gjykimi im, që princi nuk ka qenë herë e parë kishte një konflikt të tillë dhe ka dashur që të ketë një provë që nesër ta përdorë edhe për shkak të kërcënimeve që ka marrë nga familja. Princi vjen nga një trashëgimi të madhe, nuk mendoj se ka vështirësi në ekonomi. Kam qenë prezent përtej kufijve, ku princi ka aktivitete tregtare dhe për këtë jam e mirëinformuar.”, u shpreh gazetarja.

Ajo shtoi se ka dyshime që videoja e dhunës fizike ka dalë nga policia. “Kur të zbulohet kush e ka nxjerrë videon, do t’i japë sens kësaj gjëje. Jam e bindur se ka dalë nga ana e policisë.“, tha Llabani.

Avokatja Enida Bozheku thotë se: “Është një sherr i ndërtuar. I leverdis princit që të ketë provën të një karakteri impulsiv, gjaknxehtë dhe jo të përshtatshëm për të rritur fëmijë.”

Ish drejtori i policisë, Shemsi Prençi thotë se: “Nuk prirem ta besoj. Nëse vërtetohet, atëherë nuk duhet ta miratojë termin princ sepse do të thotë që ai, në pikëpamjen e inteligjencës së tij, përsa kohë ka dekonspiruar një marrëdhënie familjare, të cilën ka vendosur ta ndajë vetëm dhe në krahun tjetër, ia ka servirur publikut nga dritarja,është mungesë përgjegjësie e plotë dhe këtu vihet dyshimi mbi trashëgiminë“./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!