Drake krijon një varëse me 42 diamante dedikuar fejesave që nuk u realizuan

schedule12:25 - 15 Dhjetor, 2022

schedule 12:25 - 15 Dhjetor, 2022

Drake po pushton sërish vëmëndjen e shtypit me prezencën e tij ekscentrike në rrjetet sociale. Këtë herë emri i reperit po diskutohet në mediat e huaja për varësen që ka bërë, i cili i’a dedikon të gjitha propozimeve për martesë që ka dashur t’u bëjë partnerëve që ka pasur në të kaluarën.

Varësja përbëhet nga 42 gurë diamantë nga të gjitha propozimet që ai donte të bënte, por në fund nuk i bëri. Kanadezi , i cili ka qenë në një marrëdhënie me artistë të famshëm, duke përfshirë Rihanna, George Smith dhe Sophie Brusso.

Së fundmi është është fotografuar në një dyqan Balenciaga me yllin dhe modelen e OnlyFans, Cecilia Rose. Në media qarkullojnë thashetheme se ata janë janë në një marrëdhënie .

Sipas varëses, ai ka menduar të paktën 42 herë t’i propozojë një ose më shumë vajzave, pasi varësja që ka bërë përmban 42 unaza fejese dhe i ka vendosur emrin ” Fejesat e vjetra “.

Sipas argjendarisë që ka postuar foton e varëses në rrjetet sociale, është prej ari të bardhë dhe ka 351.38 karat diamante. U deshën 14 muaj për t’u krijuar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!