“Dragoi” pret në shtëpi “gjarprin” zikaltër, Porto dhe Inter “përplasin brirët” për biletën e çerekfinales së Champions League

schedule10:23 - 14 Mars, 2023

schedule 10:23 - 14 Mars, 2023

Nga Hergi Llupi

Sot në mbrëmje, në orën 21:00, në “Estadio do Dragao”, Porto do të presë Interin. Kjo përballje pritet të jetë emocionuese dhe gjithashtu me siguri do t’i dhurojë të gjitha ndjesitë që një ndeshje kompetitive mund t’i japë.

Duke vendosur se kush do të marrë një biletë për në çerekfinale të Champions League, Porto dhe Inter do të “përplasin brirët” së bashku në ndeshjen e kthimit të 1/16. Ndeshja hapëse e skuadrave në San Siro përfundoi me fitoren e Interit duke marrë një avantazh të vogël, por që atëherë ata kanë vazhduar një formë jokonstante, ndërsa “dragojntë” janë kthyer në zakonin e fitores.

Një natë zhgënjyese në San Siro rezultoi në disfatë për Porton muajin e kaluar, me zëvendësuesin e Interit, Romelu Lukaku që shënoi golin e vetëm teksa skuadra prej 10 lojtarësh e Sergio Conceicao humbi ndeshjen e parë të aventurës së tyre të fundit në fazën e eliminimit të Champions League.

Përballja e parë në Milano nuk ishte edhe aq shumë e thjeshtë për zikaltërit, pasi në të shumtën e rasteve kanë shpëtuar nga humbja falë portierit të tyre kamerunas, Andre Onana, pasi ai ishte në një formë të jashtëzakonshme dhe realizoi pritje fantastike duke i mohuar disa herë golin portugezëve. Humbja është bërë një ndjenjë e panjohur këtë sezon për “Dragoes”, pasi përveç fitoreve në grup, ata kishin fituar 10 ndeshje radhazi përpara se të shkelnin bosh në San Siro.

Historia e zikaltërve nuk është në favorin e tyre, pasi ata kanë fituar vetëm një nga tetë ndeshjet e tyre jashtë ndaj skuadrave portugeze në kompeticionet e UEFA-s, duke humbur secilën nga dy vizitat e fundit. I përfshirë në një betejë pesë palëshe për tre vende poshtë Napolit në garën për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm, Interi gjithashtu ka një ndeshje gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër armiqve të vjetër, Juventusit, për t’u përballur muajin e ardhshëm, por ata së pari do të donin të vendosnin blutë e Portugalisë dhe të rezervojnë një vend për në çerekfinalet e Champions League.

Inter dhe Porto janë përballur gjithsej 6 herë në historinë e tyre, ku zikaltërit kanë 4 fitore ndaj tyre, dhe të gjitha në Milano. Humbjen dhe barazimin i kanë në shtëpi të portugezëve.

5 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet për Porton, rezultojnë me tre fitore dhe 2 humbje, madje edhe Interi me të njëjtën formë, 3 fitore edhe 2 humbje.

Porto pritet të futet sot me Diogo Costa në portë, Joao Mario-Pepe-Marcano-Zaidu në mbrojtje. Mesfusha pritet të jetë me katër, ku Uribe dhe Franco në krahët e fushës, ndërsa Grujic dhe Pepe në qendër të saj. Sulmi pritet të jetë me Galeno dhe Taremi.

Nga ana tjetër, zikaltërit e Interit do të futen në fushë me 11 më të mirët e mundshëm. Onana në portë i padiskutueshëm, Bastoni, Acerbi dhe Darmian priten të jenë para portierit kamerunas, pasi Skriniar sapo është rikuperuar nga një dëmtim i vogël dhe mendohet të mos jetë titullar. Mesfusha do të përbëhet nga 5 lojtarë, me krahët që do të frekuentohen nga DiMarco dhe Dumfries, ndërsa treshja e qendrës nga Mkhitaryan, Calhanoglu dhe Barella. Në sulm padyshim bomberi argjentinas Lautaro Martinez, ndërsa për partneritet në krye është Dzeko me Lukakun në balotazh, por boshnjaku ka më shumë shanse të startojë nga minuta e parë.

Bastet sportive favorizojnë portugezët për të kaluar në çerekfinale, por sfida si këto janë të vështira të parashikohen se si do të shkojnë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!