Kryeministri italian, Mario Draghi do të fluturojë për në SHBA.
Ndihma për Ukrainën, sanksionet kundër Moskës, gara për pavarësi nga gazi rus dhe lufta në mënyrë të pashmangshme do të mbizotërojnë agjendën e takimit midis Mario Draghit dhe Joe Biden.
Kjo është vizita e parë e kryeministrit italian në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga fillimi i mandatit të tij.
Misioni i kryeministrit do të jetë një mundësi për të nënvizuar me aleatin e tij dy shtyllat e politikës së jashtme italiane, që i përkasin BE-së dhe atlantizmit.
Draghi do të përsëritë gjithashtu qëndrimin Italian për konfliktin: dënim i fortë për pushtimin rus.
Italia do të mbështesë ushtarakisht Kievin për të lejuar ukrainasit të mbrohen, në përputhje me BE-në deh aleatët e G-7.
Mësohet se në fokus të këtij takimi do të jenë dhe diskutimet për veprimet evropiane që do të përshpejtojnë procesin drejt negociatave të Ukrainës. Kërkimi i paqes, tha Draghi në Parlamentin Evropian në Strasburg, deklaratë që pritet ta përsërisë edhe në zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, është prioriteti për Italinë dhe Evropën dhe shtrëngimi i sanksioneve synon të sjellë një armëpushim së pari dhe më pas uljen në tryezën e bisedimeve.
Ky do të jetë takimi i tretë dypalësh mes Biden dhe Draghit pas takimit në Cornwall në G7 dhe vizitës së Biden në Palazzo Chigi në margjinat e G20 në Romë.
Draghi dhe Biden patën mundësinë të shkëmbehen edhe në Bruksel në fund të marsit, kur presidenti amerikan mori pjesë në samitin e NATO-s dhe në Këshillin e fundit Evropian. Kryeministri do të mbërrijë në Uashington të martën për takimin kokë më kokë pas samitit virtual mes liderëve të G7-ës dhe presidentit ukrainas Volodymiyr Zelensky.abcneës.al/