Drafti i Grupit të PD-së për presidentin, Berisha: Basho-opozita lexon letrat që i jep Rama, Alibeaj s’ka asnjë tagër

schedule21:33 - 9 Maj, 2022

schedule 21:33 - 9 Maj, 2022

Opozita lexon dokumentet që i jep Edi Rama. Kështu është shprehur ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e së hënës teksa komentonte draftin e përgatitur nga Grupi Parlamentar i PD-së, i prezantuar nga Enkelejd Alibeaj.

Sipas Berishës, Edi Rama e kishte në xhep opozitën sa ishte Partia Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, ndërsa shtoi se kjo gjë nuk do të ndodhë më kurrë.

“Rama e kishte në xhep opozitën, por s’do e ketë më kurrë. A e patë Enkelejd Alibeajn, pa asnjë tagër bën propozime, dokumentet e Ramës.”

Më tej ish-kryeministri deklaroi se Rama e ka humbur toruan ndërsa theksoi se atij i është kërkuar që t’i hapë rrugën Erion Veliajt. /abcnews.al/