Në seancën parlamentare në Kuvend, Kuvendi pritet të votojë sot draftrezolutën kundër Iranit. Në fjalën e tij, kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla u shpreh se mungesa e tre grupeve parlamentare të opozitës është për t’u keqardhur.
“Keqardhje për mungesën sot në këtë seancë të tre grupeve parlamentare të opozitës. Nuk dolën sot me interesin e vogël të javës të njoftuar për një tjetër protestë pa krye, të vinin në seancë dhe ta mbështesnin këtë qëndrim që është i domosdoshëm urgjent sa i përket edhe kontekstit të ri pas zhvillimeve dhe sulmit kibernetik të Kuvendit të Shqipërisë sa i përket interesit brenda për brenda nesh, por edhe zhvillimeve në Ngushticën e Hormuzit.
Pra si një vend që brenda 2030 do jetë anëtar i BE, duke ju falënderuar tekstin e plotë të draftzerolutës secili deputet e ka përpara dhe ju ftoj ta votojmë njëzëri”, tha ai.
/abcnews.al/


