Dozat e kokainës gati për shitje, arrestohet 30-vjeçari në Lezhë

schedule10:00 - 16 Nëntor, 2021

schedule 10:00 - 16 Nëntor, 2021

Policia e Lezhës ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike në doza të vogla. Sipas uniformave blu është prangosur R. T., 30 vjeç, banues në Shkodër.

I riu është kapur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, kushërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin e dyshuar tip “Volksëagen”.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj pasagjerit në mjet, shtetasit R. T., shërbimet e Policisë i kanë gjetur lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndarë në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, policia e Lezhës A. Gj., 48 vjeç, banues në fshatin Sukagji, Lezhë. Për këtë të fundit gjykata kishte caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, vihet në pranga poseduesi.

Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.

Gjithashtu, vihet në pranga dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Komisariati i Policisë Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për një shtetas që lëvizte me automjet nga Miloti në drejtim të Lezhës, i cili dyshohej se posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar mjetin e dyshuar tip “Volksëagen”.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj pasagjerit në mjet, shtetasit R. T., shërbimet e Policisë i kanë gjetur lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndarë në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. T., 30 vjeç, banues në Shkodër.

—-

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. Gj., 48 vjeç, banues në fshatin Sukagji, Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!