Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Fier pasi është kapur në automjet me 25 doza lëndë narkotike kokainë, të cilat i kishte vendosur në një kuti.
Po ashtu gjatë kontrollit shtetasit V.B, i janë gjetur dhe sekuestruar edhe shuma parash në euro, lek dhe dollarë, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike.
Njoftimi i policisë:
Fier
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Boxes”.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Njësinë Opercionale të DVP Fier.
Sekuestrohen doza kokaine, gati për shitje, dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga shitja e dozave të tjera.
Vihet në pranga poseduesi i tyre.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në inteligjencën informative, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Boxes”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
-V. B., 33 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën 25 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të vendosura në kuti, dhe shuma parash në euro, lekë, dollarë dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.r.t/abcnews.al