Një 30-vjeçar ka rënë në pengat e policisë këtë të enjte në Dibër, pasi dyshohet se shiste kokainë.
Gatë kontrollit në automjetin që drejtonte 30-vjeçari, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lëndë të dyshuar kokainë, të ndarë në 4 doza gati për shitje.
Nga veprimet hetimore të policisë ka rezultuar se autori pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në doza që i shiste më pas, në zona të ndryshme të qytetit të Burrelit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër. /abcnews.al