Doza e tretë e një vaksinë mRNA kundër koronavirusit – qoftë Pfizer / BioNTech apo Moderna rrit deri në 25 herë më shumë nivelin e antitrupave, pas dy dozave fillestare, sipas një studimi amerikan.
Gjashtë deri në dhjetë ditë pas dozës së tretë përforcuese, nivelet e antitrupave u rritën 25-fish dhe ishin pesë herë më të larta se nivelet pas dozës së dytë. Në vullnetarët që kishin Covid-19 para vaksinimit të radhës, nivelet e antitrupave pas dozës së tretë ishin 50 herë më të larta se pas infeksionit. (imuniteti natyror).
“Për arsye se nivelet e antitrupave janë shumë të larta, doza përforcuese ndoshta mund të na mbrojë më sbumë se vetëm dy doza të vaksinës, thanë studiuesit.
Përfundimi është se “të dhënat nga studimi mbështesin përdorimin e dozave përforcuese për të parandaluar infeksionet e reja te personat e vaksinuar dhe gjithashtu sugjerojnë që imuniteti në nivel antitrupash mund të zgjasë më shumë se pas dozës së dytë.”
/abcnews.al