Në kohën e Mesjetës, njerëz të sëmurë bënin pelegrinazhe për në Katedralen Lichfield, Britani e Madhe, me shpresën se do të shëroheshin. Sot, shekuj më vonë, me qindra njerëz janë duke kaluar në dyert e saj sërish, por kësaj here në kërkim të vaksinës që do t’i mbrojë kundër koronavirusit.
Litchfield është kthyer në një qendër vaksinimi dhe qindra të moshuar i janë drejtuar katedrales 862-vjeçare për të marrë dozën e parë të ilaçit të prodhuar nga Oxford-AstraZeneca.
Ajo tashmë ka marrë edhe “titullin” si qendra më magjepsesë e vaksinimit në Britaninë e Madhe.
Lichfield është një nga një seri ndërtesash kryesore që janë vendosur në shërbim të procesit të vaksinimit të Britani, duke përfshirë hipodromin Epsom në Surrey, stadiumin Ashton Gate në Bristol dhe Excel Center në Londër.
Kryeministri Boris Johnson synon që në vend të jenë vaksinuar 14 milionë banorë deri nga mesi i shkurtit. s.b/abcnews.al/