Doza e dytë, sërish probleme me radhët në Lezhë, të moshuarit nuk kanë informacion të saktë

schedule11:56 - 30 Prill, 2021

schedule 11:56 - 30 Prill, 2021

Doza e dytë e vaksinës anti Covid në Lezhë duket se ka krijuar radhë të gjata para qendrave të vaksinimit.

Gazetari Gjergji Figuri raporton për ABC se një tjetër problem është edhe mungesa e informacionit për të numrin e të vaksinuarve.

Ndër të tjera ai thekson se janë rreth 200 pensionistë, të cilët janë paraqitur pranë qendrave të vaksinimit dhe presin që të marrin vaksinës.

Ndërkohë vetë të moshuarit theksojnë se  janë të shqetësuar pasi u është thënë që duhet që të paraqiten për të marrë vaksinën por që nuk u është caktuar radhë për këtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!