Veljko Dovedan, trajneri i Bylisit, në lidhjen direkte në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Ekipi nuk është ai që ka qenë, kemi probleme psikologjike. Kjo prej ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur. Duhet ta rregullojmë këtë gjë dhe ta marrim me seriozitet”.
“Alibia e arbitrave, si ndikon te lojtarët? U kërkoj gjithmonë lojtarëve të kthehemi te lojtarët tanë. U kam thënë të mos merret asnjë më gjyqtarin. Është e vështirë, pasi çdo vërshëllimë e arbitrave, kur ke shumë ndeshej që i ke kundër, të bën të reagosh”.
“Do kem një bisedë serioze me presidentin, pasi edhe unë e kam të vështirë të punoj në këto kushte. Nuk mund të flas për futboll pas kësaj penalltie që u dha sot. Kam ardhur të punoj këtu. Do takohem me të për të ardhmen time. E kam të vështirë të punoj në kushte”. /abcnews.al