Dovedan: Sot pamë një futboll të “egër”, nuk e di gjendjen e Ndrecës

schedule19:11 - 12 Shkurt, 2020

schedule 19:11 - 12 Shkurt, 2020

Trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan, foli për Supersport pas ndeshjes ndaj Laçit, që u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2. Ky rezultat mjaftoi që Bylis të kualifikohet më tej në Kupën e Shqipërisë.

KUALIFIKIMI – “Ju falënderoj shumë për urimin. Ka qenë ndeshja më e vështirë për ne dhe jemi gati të japim maksimumin deri në fund.

PJESA E PARË – “Në fakt në pjesën e parë isha i mërzitur, pasi nuk po bënim asgjë nga ato që kishim folur para ndeshjes. Megjithatë ishte e habitshme, pasi kur pësuam golin e dytë dhe gjithçka u bë më e vështirë, skuadra reagoi mirë dhe doli në lojën e saj, duke arritur të shënojë dy gola”.

GJJYKIMI – “Normalisht, atëherë kur është për të vërshëllyer arbitri, le ta japë. Si në rastin e penalltisë tonë, ashtu edhe asaj të Laçit, gjithçka ishte e qartë dhe nuk kisha pse të reagoja.

ATMOSFERA – “Normalisht, duke parë specifikën e ndeshjes, gjithsecili kishte uri për të vijuar, ndaj në pjesën e dytë pamë një futboll të egër, që gjithsesi ishte i bukur”.

NDRECA – “Nuk e kam parë akoma. Tani do të komunikoj me lojtarin. Di vetëm që kur e pashë nga afër, kishte krahun shumë të ënjtur, ndaj shpresoj të shërohet sa më shpejt”, tha Dovedan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!