Veljko Dovedan, trajneri i Bylisit, pas ndeshjes kundër Dinamos, foli në një lidhej direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Ai e vuri theksin te fakti që afrimet nuk kanë qenë ata që duhen, si dhe të lodhja e mungesat.
“Kalendari i ngjeshur? Ndikoi jashtëzakonisht, ata vinin pas një pushimi në fundjavë. Kemi luajtur 4 ndeshje në 12 ditë, plus kishim edhe 4-5 lojtarë të dëmtuar. E ndjemë lodhjen”.
“Bojkoti solli ngjeshjen, ju pyeti ndonjëherë presidenti ju? Nuk kemi gjetur lojtarët e duhur që të na ndihmojnë për vazhdimësinë e ekipit. Presidenti ka folur me mua dhe stafin, por nuk kemi gjetur lojtarët e duhur”, tha mes të tjerash Dovedan. /abcnews.al