Dovedan: Ne s’mund të luajmë çdo tre ditë, Stojanovic e nxora se pësuam gol më kot

schedule16:44 - 23 Dhjetor, 2020

schedule 16:44 - 23 Dhjetor, 2020

Bylisi i sivjetshëm nuk ka asnjë lidhje me atë të një viti më parë, Skuadra nga Ballshi pësoi sot humbjen e radhës, duke u mundur pastër 2-0 nga Laçi. Pas ndeshjes për mediet foli trajneri i ballshiotëve, Veljko Dovedan.

“Kemi probleme. Lojtarët mund të jenë shumë të lodhur. Mbrojtësin Milos Stojanovic e ndërrova, sepse pësuam një gol kot. Gresild Lika, nuk ka qenë mirë, ka qenë pak i sëmurë ndaj nuk është aktivizuar.

Nuk mund të them asnjë gjë. Për një skuadër si puna jonë është tepër e vështirë të luajmë të mërkurë dhe të diel”, u shpreh Dovedan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!