Vejlko Dovedan, trajneri i Bylisit, foli pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, aty ku foli hapur për gabimet e portierit Isli Hidi: “Normalisht, më vjen keq që nuk mund ta fitojmë takimin kur pësojmë dy gola nga një portier që dihet se kush është. Të vjen keq. Nuk kam çfarë të bëj më shumë, thjesht që në ndeshjen e ardhshme, duhet t’i jap shanse portierit të dytë, pasi u bënë shumë takime që po vuajmë nga gabimet e portierit”.
Normalisht, ne kemi qenë një ekip shumë i fortë dhe ekipet kundërshtare, e kishin të vështirë për të shënuar. Por kur pëson kështu golash, është shumë e vështirë të mbash rrjetën e paprekur dhe ekipet kundërshtare marrin zemër. Hidi është portier shumë i mirë, por nuk e di çfarë ka ndodhur gjatë këtij muaji të fundit.
Ndërsa Ditmaj Bicaj, shtoi: “Unë me Islin ndajmë të njëjtën shtëpi, rrimë 24 orë bashkë. Do të thosha që deri para 2-3 ndeshjes, ka qenë më i mirë. Ndoshta e kanë marrë mësysh. Isli do të kthehet ai që ka qenë, pas ndeshjes na ka kërkuar falje, i ndjen shumë gabimet. Por ky është futbolli dhe duhet ta kalojmë këtë situatë”, përfundoi Bicaj./abcnews.al