Bylis mori një fitore të madhe në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë me shifrat 1-2, duke siguruar tre pikë fantastike për objektivin mbijetesë. Trajneri i ballshiotëve, Veljko Dovedan foli pas ndeshjes për Supersport, aty ku thur elozhe për ekipin e tij.
“E prisja fitoren. Besuam deri në fund, e treguam në fushë dhe ia dolëm. Goli i pësuar? Nuk e pëson një ekip Superlige këtë gol. Nuk u morën vesh dy lojtarët tanë. Është gjë e madhe të jesh duke humbur 1-0 në Shkodër dhe të arrish të rikthesh ndeshjen dhe të fitosh.
Përgëzime gjithë djemve. Këto për ne janë 3 pikë shumë të vlefshme për të qëndruar në Kategorinë Superiore. Spahiu? E përgëzoj shumë, hyri me seriozitet në fushë dhe e përgëzoj shumë“, theksoi trajneri i ekipit ballshiot. /abcnews.al