Dovedan: Duhet të shënonim më shumë, rezultati që morëm është zero!

schedule19:31 - 11 Qershor, 2020

schedule 19:31 - 11 Qershor, 2020

Trajneri i Bylisit, Vejlko Dovedan, foli pas fitores së skuadrës së tij 1-0 ndaj Skënderbeut në Ballsh, në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë mes dy skuadrave.

LEXO EDHE: Daja: Kemi edhe 90 minuta për të luajtur, rotacioni ishte i pashmangshëm

Sipas strategut të ekipit ballshiot, ky rezultat nuk vlen asgjë, pasi skuadra e tij duhet të kishte shënuar më shumë se vetëm një gol. Në fjalën e tij për Supersport, Dovedan tha:

“Rezultati 1-0 nuk është asgjë, është zero. Kishim shanse të shënonim 2 ose 3 gola. Tani kemi probleme. Objektiv parësor? Ndeshjen me Vllazninë e kemi takimin e radhës. Është takim shumë i vështirë”, u shpreh trajneri i Bylisit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!