Dovedan: Arbitrat nuk më shqetësojnë, morëm tre pike me shumë vlera

schedule15:32 - 21 Mars, 2021

schedule 15:32 - 21 Mars, 2021

Veljko Dovedan, trajneri i Bylisit, pas fitores me Kukësin foli në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport. Tekniku fillimisht u shpreh: “Ishte një fushë e vështirë, nuk flitej shumë për futboll. Tre pikët ishin të rëndësishme dhe vlejnë shumë për moralin”.

“Arbitrat shqetësim? Jo, nuk më shqetësojnë”, shtoi Dovedan, i cili drejton Bylisin prej tre sezonesh. Ai nuk flet shumë pas ndeshjeve dhe këtë e komentoi kështu:

“Nuk është se kam çfarë të them më shumë, pasi ju e shikoni vetë në televizor”. Bylisi i është afruar tani Kastriotit të vendit të shtatë dhe ndeshjen e radhës e luan pikërisht në shtëpi kundër krutanëve, që u mposhtën sot nga Vllaznia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!