Dovbyk do “Ujkonjat”, mungon vetëm akordi mes klubeve për “bomberin” ukrainas

schedule23:24 - 30 Korrik, 2024

schedule 23:24 - 30 Korrik, 2024

Mund të konsiderohen transferime të madh.

Pas siguruan shërbimet e francezit Enzo Le Fee dhe Matias Soule, “Verdhekuqtë” e Roma janë hedhur në sulm për një tjetër përforcim këtë herë në repartin e sulmit, i cili është dobësuar goxha pas largimeve të Romelu Lukaku e Andrea Bellotti.

Emri i radhës është “bomberi” ukrainas, Artem Dovbyk, i cili ishte padyshim një nga zbulimet më të mëdha, mes sulmuesve të Evropës sezonin e kaluar, teksa shënoi plot 24 gola e dhuroi 8 asistime, në 36 sfidat e LaLiga, me skuadrën e tij Girona.

Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të merkatos, Fabrizio Romano, “Verdhekuqtë” janë në faza të avancuara negotiacatash me spanjollët, teksa kanë bërë edhe ofertën e tyre të parë prej 35 milionë eurosh.

Në krahun tjetër, Roma përfiton edhe nga pëlqimi i “bomberit”, me të cilin kanë arritur akordin për një marrëveshje 5-vjeçare, paga e së cilës ende nuk është bërë e ditur.

Tashmë nuk mbetet asgjë tjetër përveç se dy klubet të arrijnë akordin përfundimtar, për të transferuar “Këpucën e Artë”, të sezonit të fundit, të La Liga, në një aventurë të re. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!