Dosti: Partizani vuan për sulmues tipik, Bardhin desh e morën në qafë

schedule00:02 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 00:02 - 29 Dhjetor, 2020

Edmond Dosti, kampion me Partizanin në sezonin 1992-93 dhe golashënues, është i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC. Veç skuadrave të tjera, ai u ndal te Partizani dhe kjo ndodhi që në fillim, teksa bëri një analizë të shkurtër dhe vuri në dukje problemin e “demave”.

“Partizani ka mbrojtjen më të mirë, e thonë shifrat. Problemi është sulmi, nuk ka një lojtar tipik goli. Golat vijnë nga mesfushorët. Kur dolën kampionë kishin më shuam lojtarë. Vuajnë edhe skuadrat e tjera për sulmues tipik.

Më një sulmues tipik do të kishte edhe më shumë pikë. Kështu e shoh unë. Më pëlqeu edhe pozicioni i Bardhit. E kishin vënë pykë dhe e morën në qafë”, tha Dosti, i cili më parë ishte shprehur se ndjehej mirë se tifozët e Tiranës e thërrisnin Beppe Signori kur luante futboll. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!